Nwabueze, Kallaku e Trashi “raketa”; Shkurtaj më i shtrenjti i Superiores

schedule12:28 - 3 Janar, 2020

schedule 12:28 - 3 Janar, 2020

Vasil Shkurtaj është lojtari më i vlerësuar në Superiore. Transfermarkt ka përditësuar të dhënat e saj së fundmi dhe sulmuesi vlonjat i Kukësit, autor i 11 golave në kampionat deri më tani, vlerësohet me 575 mijë euro. Një rritje me 50 mijë euro e vlerës së goleadorit, që merr vendin e Jurgen Bardhit.

Sulmuesi i Partizanit vlerësohej me 600 mijë euro, por së fundmi ka pësuar një rënie në 525 mijë euro. Rritje galopante për kryegolashënuesin e Superiores, amerikanin Kyrian Nwabueze. Sulmuesi i Laçit ka shënuar 14 gola dhe vlera e tij ka shkuar nga 175 mijë euro në 500 mijë euro.

Më shumë se dyfish vlen mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku. Fantazistit i ka shkuar vlera 550 mijë euro, nga 250 mijë. Rritje e madhe e vlerës edhe për Lorenc Trashin, që vlen tani po aq sa futbollisti i Teutës. Më parë ai vlerësohej me 350 mijë euro.

Rritje të lehta edhe Jasir Asanin dhe Esat Malën, që vlejnë 50 mijë euro më shumë sipas “Transfermarkt”. Erald Çinari, Egzon Belica, Eduart Rroca dhe Edon Hasani janë lojtarët e tjerë të cilëve u është rritur vlera në treg, ndërkohë që ka një rënie të madhe Dejvi Bregu (nga 500 mijë euro në 325 mijë euro).  /abcnews.al

 

15 lojtarët me vlerën më të lartë në Superiore (Transfermarkt)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!