Nwabueze jep “OK”-in, menaxheri tenton ta transferojë në Turqi

schedule13:39 - 29 Maj, 2020

schedule 13:39 - 29 Maj, 2020

Kyrian Nwabueze është një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Sulmuesi i Laçit, autor i 17 golave, ka edhe një vit kontratë me kurbinasit, por në verë shanset që të largohet janë të mëdha. Sigurisht kurbinasit do të përfitojnë nga shitja e tij.

Edhe në janar nuk munguan ofertat, por presidenti Pashk Laska mendoi ta mbante në ekip. Tashmë raportohet se menaxheri Gurel Bergen po punon që ta transferojë atë në Turqi. Vetë ai ka deklaruar se ka marrë edhe autorizimin e sulmuesit për ta bërë diçka të tillë.

Nwabueze u bë pjesë e kurbinasve në verë, pas një eksperience të shkurtër me Dritën në Kosovë. Laçi e spikati atje dhe e afroi në skuadër si sulmuesin kryesor, duke qëlluar në shenjë. Në verë mund të përfitojnë të ardhura të rëndësishme dhe me siguri do tentohet një tjetër goleador, i cili në të ardhmet të shitet në ndonjë kampionat tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!