Nusja mori urdhër mbrojtjeje, flet vjehrri nga Lezha: Nuk e kam rrahur

schedule08:52 - 24 Shtator, 2020

schedule 08:52 - 24 Shtator, 2020

Zef Pemaj, vjehrri i Valentina Pemaj e cila e denoncoi në polici se ka ushtruar dhunë ndaj saj, ditën e sotme në “ABC-ja e mëngjesit”, nuk ka pranuar akuzën.

Ai u shpreh se nuk ka ushtruar dhunë ndaj nuses, po ashtu edhe ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo edhe: “Rrahu vjehrrin”: Flet për Abc News nusja që bëri bujë në Lezhë

I moshuari u pyet nga gazetarja Bora Mustafaraj nëse është e vërtetë që ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë.

Lexo edhe: Nusja që u dhunua nga vjehrri: Ka dashur të na fusë në burg mua dhe të birin

A është e vërtetë që prej 24 vitesh keni ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes tuaj?

Zef Pemaj: Sot nuk jam në gjendje, por asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj gruas. Kam 54 vjet bashkëjetesë me gruan dhe asnjëherë nuk ka ndodhur. As ndaj gruas dhe as ndaj nuses, nuk kam ushtuar dhunë.

Sakaq ai theksoi se e kishte të pamundur të jepte më shumë detaje.

Lexo edhe: Vjehrri nga Lezha denoncoi nusen për dhunë, vjehrra zbulon gjithçka

Valentina Pemaj më herët ka folur për “ABC-ja  e mëngjesit”, ndërsa është shprehur se vjehrri i saj është dhunues sistematik në familje që ka ngritur dorë ndaj saj dhe se prej vitesh dhunon të shoqen.

Po ashtu bashkëshortja Vitore Pemaj ka mbështetur nusen, duke u shprehur se ajo nuk ka pasur faj.