Numri i viktimave në Vinnytsia shkon në 23, Moska “bën të paditurën” për sulmin

schedule22:51 - 14 Korrik, 2022

schedule 22:51 - 14 Korrik, 2022

Numri i viktimave nga sulmi me raketa ruse në Vinnytsia është rritur në 23, mes tyre edhe tre fëmijë, ndërkohë që autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të më shumë se 70 njerëz kanë pasur nevojë për ndihmë spitalore.

Lexo edhe: Rusët sulmojnë civilët, raketa vret dhjetëra persona, mes tyre 3 fëmijë

Tre raketa ruse goditën një bllok zyre dhe dëmtuan ndërtesa banimi, në qytetin në jugperëndim të Kievit dhe shumë larg nga ajo që është bërë epiqendra e luftimeve, Donbasi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin një akt të hapur terrorizmi.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!