Numri i të vdekurve me COVID-19 mund të ketë qenë më i madh? Pipero: Me këtë virus është luajtur shumë

schedule22:20 - 12 Maj, 2020

schedule 22:20 - 12 Maj, 2020

Mjeku Infeksionist Pëllumb Pipero mbrëmjen e kësaj të marte në “Provokacija” u shpreh se pavarësisht qëndrimeve të politikanëve në lidhje me COVID-19, virusi nuk ka asnjë lidhje me politikën në raport me shëndetin.

Pipero sqaroi se duhet të kalojë ky sezon dhe më pas mund të bëhet një analizë me e detajuar: “Ky është virus respirator dhe ka sezonalitet, përgjithësisht është fund vjeshte dhe fillim vere. Virusi nuk ka asnjë lidhje me politikën në rast me shëndetin. Se çfarë bëjnë politikanë me virusin është tjetër gjë. Me këtë virus është luajtur shumë dhe vazhdon të luhet shumë”, u shpreh ai.

Pretendimi që numri i të vdekurve me COIVD-19 mund të ketë qenë më i madh, ishte pretendim absurd?

Pipero: Është mjaft e vështirë për ta thënë tani unë, sesa e vërtetë është. Në pandemi bëhen edhe gabime, por duke qenë se jam prezent, nuk mund të vdesin 31 persona dhe ne të themi 29. Nuk ndodh dot aty tek ne. Ky gabim edhe nëse ka ndodhur është i papërfillshëm në raport me atë që ne prekim çdo ditë.

Jo të gjithë ata që i prek COVID vdesin, shumica nuk kanë shenja. Gjë të qëllimshme nuk, personat që kanë humbur jetën i kemi prekur me dorë në Spitalin Infektiv.

Të vdekurit janë raportuar me iniciale. Përse të jepen me iniciale?

Pipero: Sinqerisht nuk e di, në opinionin tim nuk ka arsye përse të jepen me iniciale. Por nëse ky është një urdhër apo vendim them që duhet respektuar. Sot po e dëgjoj. Ne gjithmonë kemi komunikuar me familjarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!