“Numri i të papunëve do të rritet me 3 milionë në mbarë botën”, sipas Organizatës Ndërkombëtare

schedule13:37 - 16 Janar, 2023

schedule 13:37 - 16 Janar, 2023

Rritja globale e punësimit pritet të ngadalësohet ndjeshëm në 1% këtë vit nga 2% në 2022, pasi ka ndikuar lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe politika monetare më e shtrënguar, bëri të ditursot Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve në mbarë botën pritet të rritet me 3 milionë në 208 milionë në vitin 2023, ndërsa inflacioni do të “gllabërojë” pagat reale, tha ILO në një raport mbi tendencat globale.

Mungesa e vendeve të reja të punës do të godasë vendet në një kohë kur shumë po rikuperohen nga tronditja ekonomike e pandemisë dhe koronavirusi po përfshin Kinën pasi Pekini hoqi kufizimet e rrepta të bllokimit.

“Ngadalësimi i rritjes globale të punësimit do të thotë që ne nuk presim që humbjet e shkaktuara gjatë krizës COVID-19 të rikuperohen përpara vitit 2025,” tha Richard Summans, drejtor i kërkimit të Organizatës dhe koordinator i këtij raporti të fundit.

Përparimi në reduktimin e vendeve të punës informale në botë gjithashtu ka të ngjarë të ndryshojë në vitet e ardhshme, sipas ILO.

“Ngadalësimi i sotëm do të thotë që shumë punëtorë do të duhet të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh me paga shumë të ulëta, ndonjëherë me orë të pamjaftueshme ,” tha ILO. “Për më tepër, ndërsa çmimet rriten më shpejt se të ardhurat e punës, kriza e kostos së jetesës shtyn më shumë njerëz në varfëri.”

Situata mund të përkeqësohet më tej nëse ekonomia globale ngadalësohet, shtoi ILO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!