“Numri i sulmeve ajrore po rritet”/ Zelensky: Presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm

schedule16:18 - 6 Prill, 2025

schedule 16:18 - 6 Prill, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdon të kritikojë reagimin e pamjaftueshëm të botës ndaj sulmeve ruse.

“Presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe sulmet e përditshme ruse në Ukrainë e dëshmojnë këtë”, tha presidenti ukrainas.

“Numri i sulmeve ajrore po rritet. Kjo është mënyra se si Rusia zbulon synimet e saj të vërteta – të vazhdojë terrorin për aq kohë sa e lejon bota”, shtoi Zelensky.

Presidenti publikoi statistika mbi sulmet ruse gjatë javës së kaluar: më shumë se 1,460 bomba, gati 670 dronë dhe mbi 30 raketa të llojeve të ndryshme janë lëshuar.

“Këto sulme janë përgjigja e Putinit ndaj të gjitha përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare. Secili prej partnerëve tanë – Shtetet e Bashkuara, e gjithë Evropa, e gjithë bota – ka parë që Rusia synon të vazhdojë luftën dhe vrasjen”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!