Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një ulje të rasteve të reja me koronavirus, krahasuar me ditët e tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 33 raste të reja. Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
LEXO EDHE: Ulet numri i testimeve, 33 raste të reja me koronavirus: Qytetet problematike
Mirëpo, numri i personave aktivë me virusin vijon të jetë i lartë. Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1
/abcnews.al