Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ka bërë që Gjermania të dhuroj ënjë numër të madh testesh.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt këtë të premte i ka dorëzuar Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), një donacion nga Gjermania prej 6000 teste për COVID-19.
Gjatë dorëzim-pranimit të këtij donacioni prezent ishin ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Ambasadori Heldt tha shteti se gjerman po dhuron 6000 mijë teste për Kosovën.
“Janë 6000 teste. Siç e keni parë nga java e kaluar të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë qenë shumë aktiv për sistemin shëndetësorë, veçanërisht për QKUK”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ministri Zemaj tha se ndihma nga Gjermania është shumë e nevojshme pasi në Kosovë po rritet kërkesa e qytetarëve për të bërë testin për COVID-19.
“Falënderojmë taksapaguesit gjerman për këtë ndihmë. Besoj që kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testimeve”, ka thënë ai./abcnews.al