Numri i fanellës një nga kërkesat e Sanchos, “El Matador” duhet t’ia lirojë

schedule14:58 - 1 Korrik, 2021

schedule 14:58 - 1 Korrik, 2021

Jadon Sancho është lojtari më i ri i Manchester United. 85 milion euro përfunduan në arkat e Borussia Dortmund, ndërsa 21-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Një nga klauzolat e shumta lidhet edhe me numrin që do të mbajë në fanellë. Sulmusi i djathtë ka kërkuar numrin shtatë, që sezonin e fundit u mbajt nga Edinson Cavani.

“El Matador” do duhet t’ia dorëzojë numrin shtatë lojtarit të talentuar anglez, të cilit nuk kishte si të mos i plotësohej dëshira në lidhje me numrin e preferuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!