“Numri i emigrantëve të ardhur, i reduktuar”, eksperti: Ministria e Jashtme italiane ka një listë me vendet e sigurta, duhen 4 javë që të marrin përgjigjen e pranimit

schedule13:43 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:43 - 16 Tetor, 2024

Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në territorin shqiptar anija me emigrantët e parë nga Italia. Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha në “News Line” se numri i emigrantëve të ardhur është reduktuar, vetëm 16. Kjo sipas tij është bërë, për të mos krijuar asnjë problem.

Softa është ndalur dhe te proceduara e pranimit të emigrantëve, të cilët duhen plot katër javë që ta marrin një përgjigje nga pala italiane nëse janë pranuar apo jo në territorin e tyre.

“Numri i ardhur i personave, është një numër shumë i reduktuar, 16. 10 janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Procedurat jane momenti i zbritjes, vizita e tyre për të parë gjendjen e tyre të traumatizuar, dhënia e rrobave. Sepse përsupozohet se kanë ardhur në kushte të vështira, se një pjesë mund të mos ketë karta identifikimi.

Kjo e vështirëson, sepse mund të lindi nevoja për abuzim. Ka një listë me vende, që ministria e Jashtme italiane i ka klasifikuar si vende me origjinë të sigurtë. Këtu përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe vende të Afrikës, si Bangladeshi, Srilanka. Edhe këta persona që vijnë nga këto vende të sigurta, pamundësia e marrjes së një azili është zero.

Brenda 48 orëve vjen urdhri nga prokurori i Romës dhe brenda katër javëve vjen përgjigja nëse janë pranuar duhet të kthehen në territorin italian, nëse jo, pritet rikthimi i në vendet e tyre të origjinës“, tha Softa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!