Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit në fund të qershorit. Qëndrimi vjen nga Gjermania, nga numri dy i partisë së Angela Merkel, CDU/CSU, në një intervistë me e-mail, për Opinion në TV Klan.
I pyetur nga gazetarja Desada Metaj për arsyet e skepticizmit të Bundestagut për Shqipërinë, Dr. Johan David Vadeful, thotë se vendi ynë nuk ka përmbushur kushtet e kërkuara, as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsion të rangut të lartë, as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore. Vadeful thotë se deri tani janë kapur vetëm peshqit e vegjël, por jo një peshk i madh, nenvizon ai, si Saimir Tahiri, e kjo për Gjermaninë është një pengesë reale për hapjen e negociatave. “Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.”, thotë numri dy I partisë së kancelares gjermane. Vadeful konsideron se edhe ministry actual i brendshëm Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi. “Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE.”
Deputeti gjerman thotë se Gjermania dëshiron që Shqipëria, e orientuar drejt BE, të fillojë sa më parë negociatat e antarësimit, por jo për këtë arsye, thekson ai, duhet t’i injorojmë problemet. /abcnews.al