Është numëruar kutia e parë në Tiranë. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një kuti në Kombinat, nga e cila rezulton: PS 174, PD 124 dhe LSI 12.
Procesi i numërimit në Tiranë ka nisur pak minuta më parë. Fillimisht numërimi ka filluar tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.
Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kim bëri thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë. g.v/abcnews.al