Numërohen 99.8 përqind e votave në Kosovë

schedule07:42 - 18 Tetor, 2021

schedule 07:42 - 18 Tetor, 2021

Janë numëruar 99.8 përqind e votave nëpër komunat e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 2 mijë e 477 vendvotime janë numëruar 2 mijë e 472 prej tyre.

Nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë apo të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 42.50 përqind të votave.

Qytetarët e 21 komunave duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Ndërsa, 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës tashmë e kanë përfunduar./GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!