Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike këtë të mërkurë rinis sërish numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputet në parlament në qarqet e Shqipërisë.
Tirana është dhe qarku më i madh ku Partia Socialiste do të nxjerrë 18 deputete. Sipas të dhënave të KQZ deri më tani ku ka filluar numërimi i votave për kandidatët në disa qendra votimi ajo që vihet re është se në krye të listës si më e votuara është ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, me 2140.
Ndërkohë sipas të dhënave pas Ballukut, kandidati më i votuar në Tiranë është ish ministri Fatmir Xhafaj me 622, i ndjekur nga Etjan Xhafaj me 149 dhe e katërta e listës si kandidatja e votuar deri më tani në Tiranë është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me 106 vota.
Ndërkohë deri më tani ajo që vihet re është se ministri për Diasporën dhe një ndër figurat më të shumëpërfolura në radhët e Socialistëve Pandeli Majko i cili qëndron i 19 në listën e kandidatëve rrezikon mandatin, ndërsa sa i përket votave ai deri më tani ka grupuar 75 vota. e.su./abcnews.al