Sot, vetëm 43 qytetarë të shëruar nga koronavirusi

schedule16:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 16:14 - 18 Shtator, 2020

Në përditësimin e sotëm ministria e Shëndetësisë njoftoi se 43 qytetarë u shëruan duke e fituar betejën me koronavirusin.

Numri është i vogël në krahasim me ditën e djeshme, që ishin 55 qytetarët që mposhtën sëmundjen. Në total nga fillimi i pandemisë janë 6831 që janë shëruar.

Ndërkohë që 5 qytetarë humbën jetën në spitalet covid nga sëmundja. Rastet e reja sot janë 125. db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!