Numër i madh i rasteve me koronavirus, Australia karantinon mbi 6 milionë qytetarë

schedule02:27 - 7 Korrik, 2020

schedule 02:27 - 7 Korrik, 2020

6,6 milionë persona do të izolohen në Australi për shkak të numrit të madh të një rasteve me koronavirus, raporton CNN.

Victoria, qyteti më i prekur, dhe New South Wales do të bllokohen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Viktoria regjistroi rritjen më të lartë ditore me 127 raste të reja. Në Australi, mbi 8 500 persona kanë kontraktuar koronavirusin dhe 106 persona kanë humbur jetën.

Kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews tha se vendimi u mor i përbashkët me kryeministrin Gladys Scott Morrison dhe liderin e New South Wales, Berejiklia.