Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 654 viktima, në Brazil 614 dhe në Meksikë 347 viktima.
Ministria e Shëndetësisë në Indi bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.704 raste të reja me koronavirus.
Ndërsa deri më tani numri i personave të shëruar ka arritur në 952.744.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23.284 raste të reja me koronavirus.
Rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 487.654 raste dhe 21.676 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.667.667.
Sakaq në Meksikë vijon të ketë raportim të larta të rasteve dhe numrit të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 342 persona kanë humbur jetën ndërsa janë regjistruar 4.973 raste të reja.