Në Greqi janë konfirmuar sot një total prej 287 rastesh të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj tre qytetarë nuk e kanë fituar betetëj me virusin e rrezikshëm.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 12,734, nga të cilat 55.4% janë meshkuj. Numri i pacirntëve të intubuar ka shkuar në 52, shkruan abcnews.al.
Duke folur për shtypin në lidhje me rrjedhën e pandemisë, profesori Gikas Majorkinis theksoi se rritja e numrit të pacientëve të intubuar është shqetësuese, si dhe, natyrisht, rritja e numrit të rasteve.
Në 24 orët e fundit 161 qytetarë janë shëruar nga Covid-19. g.v/abcnews.al