Nuk zbatuan rregullat ndaj koronavirusit, ky vend arrestoi mbi 100 mijë persona

schedule12:28 - 20 Korrik, 2020

schedule 12:28 - 20 Korrik, 2020

Më shumë se 105,000 persona janë vënë në pranga në Zimbabve që nga muaji mars për shkelje të rregullave që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, shkruan BBC.

Kritikët akuzojnë qeverinë se është duke përdorur pandeminë për përfitime politike, madje sipas tyre, po përdoren masat për të arrestuar aktivistët e opozitës.

Opozita vendase ka paralajmëruar një protestë të madhe më 31 korrik, ku do të kërkohet dorëheqja e Presidentit, Emmerson Mnangagwa.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë qytetarët që kthehet në Zimbabve nga jashtë vendit duhet të qëndrojnë në izolim për 3 javë, në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Sipas policisë, deri tani të paktën 276 persona kanë braktisur karantinën, përfshirë edhe disa që kishin rezultuar pozitivë.

Zimbabve është një shtet me pak më shumë se 14 milionë banorë dhe të paktën nga shifrat zyrtare të publikuara deri tani nga autoritetet vendase, duket se kanë arritur ta mbajnë nën kontroll koronavirusin edhe pse me masa të rrepta. Deri tani janë konfirmuar rreth 1500 të prekur, nga të cilët kanë ndërruar jetë 25 persona./abcnews.al