Nuk zbatuan masat anti-Covid, gjobiten 289 qytetarë në 24 orët e fundit

schedule13:32 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 13:32 - 31 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 289 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me 3,000 lekë gjobë secili 276 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 qytetarë që nuk kanë pranuar t’u tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Këta të fundit, pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, policia ka evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Administratorët e bizneseve janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!