Nuk zbatuan masat anti-covid, 1,124 qytetarë të gjobitur në 24 orë

schedule16:23 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:23 - 18 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 1,124 qytetarë që nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid. Mësohet se me 3.000 lekë janë gjobitur nga Patrullat e Përgjithshme 916 qytetarë që janë kapur nga policia pa maskat mbrojtëse.

Me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 187 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit ata janë gjobitur dhe janë lënë të lirë.

Me 1 milionë lekë janë gjobitur administratorët e 6 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.  Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 15 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!