Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me mosvotimin nga ana e tij për rezolutën kundër raportit të Dick Marty.
Berisha tha se u largua nga Kuvendi për arsye pune, por deklaroi votën e tij pro.
Lexo edhe: Berisha në listën e të sanksionuarve nga Britania? Rama: Tanimë non-grata jo vetëm nga SHBA
“Për një arsye pune nuk mund të isha, por deklarova votën pro në platformën e parlamentit. Për pozicionin që unë kam kjo është kryesoja, Ishte vendosur që ne si deputett ta votojmë rezolutën. Obligime të tjera nuk më lejuan të isha i pranishëm. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty”, tha Berisha. /abcnews.al