Nuk vonon debutimi, Muçi vesh menjëherë fanellën e titullarit te Besiktas

schedule18:36 - 12 Shkurt, 2024

schedule 18:36 - 12 Shkurt, 2024

Mesditën e 9 shkurtit, “Legjionari” i sulmit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi u transferua te “gjigantët” e futbolli turk, Besiktas, për shifrën e 10 milionë eurove, shifër kjo rekord, për “Shqiponjat e Zeza”, të Stambollit, me 16 herë kampionët e Turqisë, që nuk kanë bërë kurrë blerje më të shtrenjtë se 22-vjeçari në historinë e tyre.

Ashtu si transferimi, që ndodhi brenda pak orëve edhe debutimi nuk ka vonuar aspak, me ish-“yllin” e “Bardhebluve” të Tiranës dhe “gjigantëve” polakë, të Legia Ëarzaë, i cili është përzgjedhur nga teknikut, Fernando Santos, për të nisur që nga minuta e parë, sfidën e pasdites, së kësaj të hëne, në transfertën e Kayserispor.

Debutimi i shpejtë i Muçit me fanellën e “Bardhezinjve” të Turqisë, mund të lidhet edhe me mungesën e “fantazistit” të “Dardanëve” të Kosovës, Milot Rashica, me “yllin” e sulmit, i cili mungon në transfertën e javës së 25-të, për shkak të disa problemeve muskulare, që ka shfaqur ditët e fundit. /i.m /abcnews.al

Formacioni i Besiktas: