“Nuk vëmë në rrezik sigurinë energjitike të vendit”, Hungaria nuk do të sanksionojë Rusinë

schedule15:56 - 21 Mars, 2022

schedule 15:56 - 21 Mars, 2022

“Ne nuk do të mbështesim sanksionet që vënë në rrezik sigurinë energjitike të Hungarisë.” Kështu ka deklaruar ditën e sotme ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, sipas zëdhënësit të qeverisë.

Ministri po ashtu siguroi se nuk është e mundur të arrihet një konsensus për ndërprerjen e importeve të energjisë nga Rusia.

“Ne kemi hyrë në një dimension të ri për sa i përket rreziqeve të luftës, kështu që tani e tutje duhet të veprojmë më vendosmërisht dhe më qartë për të mbrojtur interesat tona kombëtare: paqen dhe sigurinë në Hungari”, sqaroi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!