“Nuk u ngopët duke dhënë dajak”, tensione në protestën kundër HEC-eve në Tiranë, shoqërohen disa persona

schedule20:04 - 24 Qershor, 2020

schedule 20:04 - 24 Qershor, 2020

Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar para Kryeministrisë së bashku me banorët e Zall-Gjoçajt kundër ndërtimit të HEC-vë në këtë zonë.

 “Shteti i oligarkëve”; “Policia e turpit” ishin thirrjet e qytetarëve të cilët protestojnë në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-ve.

Nuk kanë munguar përplasjet e qytetarëve me policinë. Policia ka ndërhyrë duke tentuar shpërndarjen e protestës, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet disa persona janë shoqëruar nga policia.

“Nuk u ngopët duke dhënë dajak”, shprehet e revoltuar një tjetër qytetare.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!