Nuk shpëton as Jack Grealish, hajdutët largohen nga banesa e lojtarit me 1.1 milionë euro

schedule15:19 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:19 - 29 Dhjetor, 2023

Mbrëmjen e ditës së mërkurë, Manchesteri luajti në transfertë ndaj Everton, sfidë të cilën “Qytetarët” e fituan me rezultatin 1-3. Ndërkohë që Jack Grealish po ndihmontë skuadrën të fitonte, familja e lojtarit anglez po përjetonte një dramë të madhe.

Sipas mediave britanike, disa hajdute kishin hyrë në shtëpinë e Grealish dhe kanë kryer një grabitje masive. Banesa e tij në Chesire, një pjesë rurale e Anglisë midis Manchesterit dhe Liverpool, me një vlerë prej 7 milionë euro, ka pasur brenda të fejuarin e Grealish dhe prindërit e saj, së bashku e dy motrat me vëllain e lojtarit.

Të pranishmit në shtëpi kishin dëgjuar zhurma dhe kishin aktivizuar alarmin duke lajmëruar edhe policinë, por hajdutët ishin tepër të shpejtë dhe u larguan me bizhuteri të cilat së bashku kishin vlerën e 1.1 milionë eurove.

“Të gjithë ishin të tmerruar. Është një pronë e madhe, kështu që është e kuptueshme pse askush nuk dëgjoi asgjë në fillim. Qentë filluan të lehin, ata dëgjuan dikë që vraponte nëpër shtëpi. Ne shtypëm, alarmin e panikut dhe njësia e urgjencës u përgjigj menjëherë me më shumë makina policia dhe një helikopter që erdhën”, u shpreh njëri prej familjarëve të Jack Grealish./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!