Casey Affleck nuk mori pjesë në dasmën e vëllait të madh, Ben Affleck me Jennifer Lopez gjatë fundjavës në Riceboro, Georgia. Vëllai i dhëndrit u pa në Los Angeles në disa raste vetëm disa orë para ditës së madhe të aktorit. Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të gazetarëve.
“Pse nuk je në Georgia tani?”, ishte pyetja që i bëri njëri prej tyre ndërsa Casey i është përgjigjur: “Kam gjëra të tjera”, tha ai përpara se të largohej. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë përplasje mes dy vëllezërve. Sipas mediave të huaja, ata e kanë mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin.
Megjithatë, një burim i afërt me Affleck thotë se ai do të mungojë në dasmë për shkak të detyrimeve familjare, prindërore në shtëpi. Pavarësisht të vëllait, në dasmë nuk munguan familjarët e tjerë. Një ditë para dasmës, nëna e aktorit, Christopher Anne Boldt, u dërgua në spital pas një lëndimi në këmbë.
Tre fëmijët e Ben, Violet, Seraphina dhe Samuel, nga martesa e tij e mëparshme me Jennifer Garner ishin gjithashtu të pranishëm.
/abcnews.al