Casey Affleck e ka pritur me krahë hapur Jennifer Lopez. Vëllai i Ben Affleck mirëpriti në familje gruan e re të vëllait të tij, Jennifer Lopez me një postim emocionues. Ky reagim vjen pasi ai vetë nuk shkoi në dasmën magjepsëse të çiftit të shtunën në Georgia të SHBA-ve.
Casey Affleck ka folur për Lopez në një postim në Instagram dhe ka komentuar me humor se ajo do të jetë në mes të një situate “jofunksionale”. Duke hedhur një vështrim pas në të kaluarën, aktori postoi një foto të vjetër të çiftit nga viti 2000.
“Gjërat e mira ia vlen të priten. Këtu janë kthesat, fillimet e reja dhe gjetja e rezervuarëve të rinj të dashurisë së vjetër. Mirë se vjen në familje. Bëhuni gati për një mosfunksionim të vërtetë! Bëj shaka, bëj shaka. Jen, ti je një perlë. Ju duam shumë!!!”
Kujtojmë që Casey është parë në Los Angeles pak orë para se vëllai të martohej me Jennifer Lopez. Të shumta ishin komentet që pasuan nga publiku, se pse Casey nuk mori pjesë në ceremoninë martesore të vëllait, që po mbahej në Georgia.
Në fakt, kur një paparac e pyeti pse nuk ishte në dasmë, ai u përgjigj: “Kam gjëra të tjera”. Sipas mediave të huaja, arsyeja pse Casey Affleck nuk mundi të udhëtonte në dasmën e vëllait të tij ishin detyrimet e tij familjare.
/abcnews.al