Nuk ka shënuar që nga data 11 janar dhe e ardhmja e Tammy Abraham, është një mister i madh. Sulmuesit 22 vjeçar iu ofrua një rinovim kontrate gjatë merkatos së janarit, ku deri asokohe kishte shënuar 13 gola në Premier League dhe ishte sulmues i parë.
Akordi nuk u arrit dhe forma e Abraham ra ndjeshëm. Sulmuesi anglez madje, e humbi dhe vendin e titullarit, duke qëndruar në stol dhe duke i bërë vend sulmuesit më me shumë eksperiencë, Olivier Giroud.
Tashmë, Chelsea ka siguruar dhe firmën e Timo Ëerner dhe e ardhmja e Abraham, duket larg Bluve të Londrës. Skuadrat e interesuara nuk mungojnë, por dhe kontrata e re është ende në tavolinë te Chelsea. Përgjigjen finale, do e japë vetë sulmuesi…/abcnews.al

