Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë për misionin “Euro 2024” përballë Polonisë në transfertë me rezultatin 0-1.
“Kuqezinjtë” bënë një ndeshje pozitive nën drejtimin e teknikut të ri brazilian, Sylvinho, ndërsa Rama shkruan se edhe pse nuk kupton nga futbolli sot pa një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim dhe zotësi, e cila sipas tij meritonte minimumi një barazim.
Rama e cilëson Poloninë si një nga kundërshtarët me të zjarrtë të Europës, të cilën kombëtarja jonë e vuri në vështirësi.
Në fund ai përgëzon “kuqezinjtë” për debutimin shumë premtues dhe i uron kurajo e besim për rrugëtimin që sapo ka filluar.
Postimi i Ramës:
Me siguri nuk kuptoj nga futbolli, po nuk rri dot pa shkruar këtu sonte se kjo Shqipëri që pashë sot ishte një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim e zotësi, e cila meritonte si minimum barazimin në një stadium kundërshtar nga më të zjarrtët e Europës, kundër një Polonie të vënë në vështirësi nga fillimi në fund, prandaj përgëzime kuqezinjve për këtë debutim shumë premtues dhe kurajo e besim për më tej në rrugëtimin e saponisur drejt Eurofinaleve.r.t/abcnews.al