“Nuk rrëzohet pushteti me intriga e përmbysje”, Fatbardh Kadilli: Opozita s’po krijon alternativë

schedule11:38 - 1 Shkurt, 2023

schedule 11:38 - 1 Shkurt, 2023

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në ABC News analizoi zhvillimet politike në vend dhe me fokus të veçantë tek grupimet e PD-së.

Ai tha në “Tirana Live” se opozita në Shqipëri nuk po funksionon dhe sipas tij ky trend  nuk ka nisur në momenti që Basha përjashtoi Berishën më 9 shtator 2021, por në kohën kur ata mbështesnin njëri-tjetrin për të gjitha defektet që kishte opozita.

“Mosfunksionimi i opozitës nuk fillon më datën 9 shtator, kur përjashtoi Berishën, por fillon ditën kur Basha humbi për herë të dytë. Kur Berisha i dha mbështetje Bashës dhe Basha Berishës për të gjitha defektet e opozitës”, tha ai.

Ai theksoi se qeveria dhe kryeministri Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me intriga dhe përmbysje, por duke krijuar aleternativë.

“Ndarja e PD ka krijuar shqetësim të madh për politikën dhe për qytetarët. Opozita duhet të ishte e përqendruar nëalternativë, model më të mirë, dhe për sa kohë si bën këto, ne kemi dalë nga misioni ynë si opozitar. Nuk e zëvendëson Ramën me intriga dhe as me përmbysje, ne si opozita harxhojmë energji me njëri tjetrin dhe jemi në politikë dhe duhet të prodhojmë alternativë. Po nuk pati aleternastivë, sepse edhe rotacioni nuk do prodhonte asgjë. Nëse rotacioni nuk prodhon qeverisje më të mirë, e humbet kuptimin politik”, tha ai.

Për Kadillin, opozita duhet të ndryshojë vetveten dhe nëse nuk e bën këtë, përballja me pushtetin aktual do jetë e pamundur.

“Për sa kohë që opozita se kupton se duhet të ndryshojë, ka dalë nga misioni i saj. Po këta njerëz, para dhjetë vitesh ranë nga pushteti, dhe duhet t’u përgjigjen pyetjeve, a kishte korrupsion, dështime në reformë dhe kishte konsum politik? Po nuk u dha përgjigje për këto, për këtë mangësi që mbart mbi vete, ne nuk kemi kuptuar se duhet të ndryshojmë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!