“Nuk respekton të drejtat e LGBT”, kryeministri kanadez akuzon homologen italiane

schedule19:45 - 19 Maj, 2023

schedule 19:45 - 19 Maj, 2023

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau akuzoi qeverinë italiane për të drejtat LGBTQ, gjatë takimit me kryeministren Giorgia Meloni në margjinat e samitit të G7 në Hiroshima të Japonisë.

Lideri kanadez tha se ishte i shqetësuar nga disa nga qëndrimet që Italia po merr për të drejtat për LGBTQ. “Ne jemi të shqetësuar për disa nga pozicionet që qeveria juaj po merr për këtë çështje por mezi pres të flas me ju për këtë.”

Si duket edhe nga fotoja, Meloni nuk e priste këtë koment dhe hedh një vështrim të hutuar nga kamera. “Italia po ndjek vendimet e gjykatave dhe nuk po devijon nga administratat e mëparshme.”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!