Ueston Mekeni ka thyer protokollin e COVID-19 dhe nuk ka qenë pjesë e kombëtares së tij në takimin që përfundoi në barazimin 1-1 ndaj Kanadasë, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, duke u përjashtuar nga grumbullimi.
Mekeni do të udhëtojë në drejtim të Torinos që të jetë plotësisht i gatshëm për trajnerin Alegri në takimin ku Juventusi do të luajë për ndeshjen e tretë të Serisë A kundër Napolit në transfertë. /abcnews.al/