Nuk respektohet leje-dalja, grumbullime qytetarësh te tregu i Kombinatit në Tiranë

schedule09:19 - 4 Prill, 2020

schedule 09:19 - 4 Prill, 2020

Kjo është pamja që vjen këtë mëngjes nga tregu i Kombinatit në Tiranë. Ashtu sikurse pak ditë më parë edhe këtë të shtunë qytetarët janë grumbulluar për të bërë blerje.

Gazetari Maksi Rama raporton për abcnews.al se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pajisur me leje për dalje, mirëpo sot është e shtunë dhe qytetarët duhet të bëjnë blerjet e tyre për shkak të mbylljes në orën 13:00.

Kjo ka sjellë edhe një prani më të madhe të qytetarëve. Po ashtu ka edhe nga ata të cilët nuk kanë respektuar rregullin, duke mos marrë leje për dalje.

Nga ana tjetër në një prononcim për Abc News, një qytetare shprehet se tregu ka kapacitet të vogel për popullsinë e Kombinatit dhe kjo sjell edhe një grumbullim më të madh të qytetarëve.

“Është i vetmi treg për një popullsi me të madhe se kapaciteti i tregut”, shprehet ajo.

Ndërkaq, në treg ka edhe prani të forcave të policisë, të cilët këshillojnë qytetarët që të mbajnë distancën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!