Franck Ribery ka rritur entuziazmin te Fiorentina dhe të gjithë tifozët janë dashuruar me francezin. 36-vjeçari, i cili u transferua nga Bayern në Serie A, pret të shënojë golin e parë me ekipin e ri dhe është gati të marrë rolin e liderit në një ekip plot lojtarë të rinj e të talentuar.
Anësori ofensiv i është rikthyer ngjarjes më të frikshme të jetës së tij. Ishte vetëm dy vjeç kur një aksident i tmerrshëm, në të cilin i vdiqën prindërit dhe vëllai, i solli deformime në fytyrë. Kohë të vështira, ndërsa gjëja më e pabërballueshme ishin shikimet përbuzëse të njerëzve. Ribery i është rikthyer edhe njëherë atyre kujtimeve të trishta në një prononcim për “Canal +”.
“Nuk qava kurrë në ndonjë qoshe, edhe pse kam vuajtur shumë. Nuk ishte e thjeshtë të ishe një fëmijë dhe të kishe një shenjë të tillë në fytyrë. Gjithsesi, ajo shenjë më dha forcën për të vazhduar përpara dhe më forcoi karakterin tim.
Problemi më i madh ka qenë mënyra se si më shihnin të tjerët dhe komentet që bënin. Familja ime vuajti jashtë mase, gjithashtu edhe unë. Njerëzit më shihnin dhe më thonin që fytyra ime ishte e tmerrshme. Mu desh shumë kohë të mësohesha me faktin që duhet të vazhdoja jetën dhe të gjeja forcë nga shikimi i njerëzve”, përfundon “ylli” i Fiorentinës. /abcnews.al