Nuk punon pajisja e identifikimit elektronik, vonesa në disa qendra votimi nëpër qytete

schedule08:03 - 14 Maj, 2023

schedule 08:03 - 14 Maj, 2023

Ka nisur procesi i votimit në të gjithë bashkitë e vendit për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj.

Sipas gazetarëve të ABC News që janë në terren në çdo qark kanë raportuar se në disa qendra votimi ka pasur vonesë për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit.

Problem në disa qendra votimi në lidhje me këtë pajisje janë raportuar në Durrës, Vlorë, Shkodër, Kukës dhe në Fier.

Gazetari Simon Shkreli nga Shkodra thekson se në Qarkun Shkodër në rreth 80 Qendra Votimi ka probleme me pajisjen PEI të identifikimit elektronik.

Gjithashtu në Fier për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit në 30 qendra votimi në zona të ndryshme si Mallakaster, Patos, Rroskovec, Fier, Lushnje dhe Divjake nuk ka filluar votimi.

Ndërkohë sipas informacioneve mësohet se ka nisur normalisht procesi zgjedhor në bashkite, Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!