“Nuk protestoj për Kosovën”/ Avokati i njohur serb: Vuçiç e ka bërë Serbinë një vend anti-evropian

schedule10:10 - 5 Qershor, 2023

schedule 10:10 - 5 Qershor, 2023

Avokati i njohur serb, Cedomir Stojkovic ka dalur hapur kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, duke deklaruar se ka bërë Serbinë një vend anti-evropian.

Përmes një positmi në rrjetet sociale, Stojkovic u shprehh se dsitën e djeshme, bnuk protestoi për Kosovën ose kundër kryetarëve shqiptarë të komunave në veri, por që “figurat anti-evropiane” të mos bëhen normale në Serbi.

Sipas tij, një protestë që nuk bazohet në vlerat evropiane është padyshim e dështuar.

“Unë po protestoj për vlerat e Bashkimit Evropian, që do t’i mundësojë vendit tim të shtypë dhunën dhe të krijojë një atmosferë sociale në të cilën vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritet, të cilat vlerat e BE-së nënkuptojnë që të kemi programe televizive normale, demokraci. të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira, mediat e lira, stabiliteti ekonomik, shtypja e korrupsionit, shtypja e organizatave ekstremiste, ndëshkimi i banditëve në rrugë..etj. Unë po protestoj kundër Aleksandër Vuçiçit, i cili është e kundërta e kësaj, që krijoi një vend antievropian nga Serbia. Dhe unë nuk protestoj për Kosovën, “kundër Rio Tintos”, për zëvendësimin e disa anëtarëve të REM me anëtarë të tjerë, dhe nuk ju lejoj të detyroni anëtarët e “Dverit” antievropian të jenë folës në protestën që po marr pjesë. Kjo ishte e gjitha dje!

Nuk dua të shoh sesi figurat anti-evropiane bëhen një gjë normale në skenën tonë. As protesta nuk duhet të tolerojë ekstremistët e djathtë dhe koreografinë e tyre në protestën tonë. As flamuri i Vladimir Putinit, flamujt rusë, propaganda për Kosovën! Çfarë do të thotë ky flamur me “Kosovë serbe”? A po protestojmë që të na kthehet Kosova? A duhet të shkojmë në luftë për Kosovën? Çfarë do të thotë flamuri i madh me imazhin e Vladimir Putinit, vrasësit të fëmijëve në Ukrainë dhe shkatërruesit të njerëzve? Keni nevojë për mbështetjen e njerëzve që mbështesin Putinin? Unë nuk kam nevojë. Evropa nuk ka nevojë për të”, shkroi ndër të tjera Stojkovic.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!