Erling Haaland është objektivi i kryesor i Chelsea. Skuadrës së Thomas Tuchel i mungon vetëm një goleador i madh dhe talenti norvegjez është preferenca e parë e kampionëbe të Europës.
20-vjeçari është një garanci golash, por Dortmund kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë. Mbi 180 milion euro nevojiten për të bindur klubin gjerman.
Ndërkohë, një klauzolë në kontratë lejon shitjen e Haaland verën e ardhshme për shumën e 75 milion eurove. Gjithsesi, Roman Abramovich nuk ka ndërmend të presë edhe një vit.
Mediet angleze shkruajnë se presidenti i Chelsea e do lojtarin potent që këtë verë në skuadër dhe ka urdhëruar drejtuesit të përgatisin një ofertë të parefuzueshme për verdhezinjtë e Dortmund. /abcnews.al