Nuk pranuan ulje page, gjiganti ballkanik i shkarkon stafin trajnerit

schedule09:14 - 27 Mars, 2020

schedule 09:14 - 27 Mars, 2020

Krizë e gjithanshme në botën e futbollit dhe klubet po tentojnë të gjejnë zgjidhje nga më të ndryshme. Uljet e pagave janë kthyer në realitet, ndërkohë që ka edhe shkarkime të shumta. Në Zvicër Sioni largoi 9 futbollistë që nuk pranuan marrëveshjen e tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kroaci, por jo me futbollistët. Dinamo Zagreb i ka kërkuar anëtarëve të stafit teknik që të pranojnë uljet e pagave, por ata kanë qenë kundër. Mbetet në ekip trajneri Nenad Bjelica, i cili do të duhet të mendojë për pjesën tjetër të stafit në momentin që do të rinisin përgatitjet.

“Me vendim të Bordit Drejtues të GNK Dinamo, më 26 mars, marrëveshjet e bashkëpunimit me anëtarët e mëposhtëm të stafit teknik u ndërprenë: Rene Poms, Nino Bule, Sylvia Cavlin, Martin Mayer, Carlo Reinholz, Jasmin Osmanovic. Klubi do të vazhdojë t’ju njoftojë përmes deklaratave për shtyp në uebsjatin zyrtar”, thuhet në komunikatën e Dinamo Zagreb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!