Nuk pranuan të vendosin maskën në avion, arrestohen 2 persona pas ndalimit

schedule09:33 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:33 - 3 Gusht, 2020

Një sherr i madh mes pasagjerësh ka ndodhur në një avion që udhëtonte nga Amsterdami në Ibiza të Spanjës. Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maskën  dhe kjo ka revoltuar edhe pasagjerët e tjerë. Nga pamjet e publikuara shihen dy pasagjerë duke u konfrontuar me njeri-tjetrin. Një burrë  bërtet duke i thënë të ndalojnë sepse në avion ndodheshin edhe fëmijë.

Pasagjerët që po shkaktonin zhurmë, rrëmujë dhe po shqetësonin pasagjerët e tjerë fizikisht dhe verbalisht në avion ishin të dehur.

Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle.

Maskat për fytyrën janë të detyrueshme në fluturimet nga Holanda, dhe në aeroportet e vendit, për shkak të vështirësisë në mbajtjen e një distance të sigurt fizike./abcnews.al