Chelsea prej muajsh po punon për të bindur Tammy Abraham të rinovojë, por ky mision nuk po shkon në rrugën e duhur. Mediet angleze raportojnë se gjigantë të tjerë të Premier Legaue dhe të tjerë europianë.
Interesimi i tyre natyrisht ka shkuar edhe në veshët e Abraham dhe ky i fundit nuk është i bindur nëse duhet të rinovojë, apo të kërkojë shitjen në verë, teksa kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2023.
Ngërçi qëndron te Erling Haaland. Chelsea është në kërkim të tij dhe kjo e bën Abraham të mendojë largimin, i shtyrë edhe nga interesi i madh i klubeve të tjerë. 26-vjeçari numëron 6 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje këtë sezon në Premier League. /acbnews.al