Pas kalimit të “gardianit” italian, Guiglielmo Vicario, nga Empoli te “londinezët” e Tottenham u mendua se nga këta të fundit do të largohej “veterani” francez, Hugo Lloris, me 36-vjeçarin, që pëlqehej nga disa “gjigandë” të Serie A.
Mirëpo, Lazio e Roma dështuan ta sillnin në kryeqytet ish-kampionin e Botës me Francën, mirëpo të dyja klubet romake dështuan ta sillnin francezin në kryeqytet dhe tashmë ky i fundit ka vendosur të kthehet aty ku ishte.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “The Sun”, tekniku i Tottenham, Ange Postecoglu e ka rikthyer zyrtarisht 36-vjeçarin në skuadër dhe duke nisur që nga kjo javë, “veterani” do të “luftojë” me italianin, Vicario për një vend në formacionin titullar. /i.m /abcnews.al