Një ish-kandidat republikan për legjislaturën e Nju Meksikos, i cili ra në pranga të policisë për mashtrime zgjedhore pas humbjes së tij, ai gjithashtu është arrestuar nën dyshimin për të shtënat që dëmtuan shtëpitë e liderëve të zgjedhur demokratë në shtet.
Sipas CNN Solomon Peña, i cili humbi kandidimin e tij për vitin 2022 për Distriktin 14 të Shtëpisë së Shtetit, akuzohet nga policia e Albuquerque, për pagesë dhe komplot me katër burra për të qëlluar në shtëpitë e dy ligjvënësve të shtetit dhe dy komisionerëve të qarqeve, thanë autoritetet.
“Besohet se ai është organizatori pas të shtënave që ndodhën në dhjetor dhe në fillim të janarit”, tha shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina në një konferencë shtypi.
CNN ka kontaktuar faqen e internetit të fushatës së Peña-s për koment por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Një hetim konfirmoi se “këto të shtëna ishin vërtet të motivuara politikisht”, tha të hënën kryebashkiaku i Albuquerque, Tim Keller.
“Në fund të ditës, bëhej fjalë për një radikal të krahut të djathtë, një mohues zgjedhjesh që u arrestua sot dhe dikë që bëri gjënë më të keqe që mund të bëni kur keni një mosmarrëveshje politike, që është ta ktheni atë në dhunë. Ne e dimë se jo gjithmonë pajtohemi me zyrtarët tanë të zgjedhur, por kjo nuk duhet të çojë kurrë në dhunë” tha Keller, një demokrat. /abcnews.al