Tentativat për të marrë Kievin prej ditësh po rezultojnë të dështuara për Vladimir Putin, teksa në 24 shkurt urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë që planet nuk po i shkojnë siç mund t’i kishte planifikuar pasi u përballur me rezistencën e fortë të ukrainasve, presidenti autokrat rus nuk po kursen as civilët.
Së fundmi raketat ruse kanë goditur një godinë banimi në Borodyanka, shumë pranë Kievit. Me qindra viktima civile janë raportuar që prej fillimit të pushtimit në Ukrainë.
Lexo edhe: Ukrainasit rimarrin qytetin kyç për mbrojtjen e Kievit: I shporrëm rusët
Sakaq, sipas ukrainasve rusët kanë humbur edhe kontrollin mbi qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit, i cili konsiderohej edhe si pikë kyçe në ofensivën për marrjen e kryeqytetit.
Forcat ukrainase kanë ringritur flamurin e tyre në godinat qeveritare të qytetit duke theksuar se i kanë larguar tashmë rusët prej aty. /abcnews.al