Punonjësit e Spitalit Rajonal Korçë me anë të një peticioni drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë njoftuan se prej disa muajsh nuk marrin shpërblimin e premtuar nga qeveria për personelet shëndetësore që shërbejnë tek të sëmurët me Covid-19.
Sipas asaj që thuhet në peticion, që prej majit ata nuk marrin shpërblimin ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të merret parasysh kërkesa e tyre. Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë të ditur për ABC se pagesa për muajin maj do të kalojë brenda këtyre ditëve.
“Nga fondi i sigurimeve shoqërore është bërë rivlerësimi i fondit financiar dhe vonesa është bërë për shkak të përllogaritjeve të impaktit financiar. Është bërë para pak ditësh shtesa në buxhet, prandaj janë vonuar.” /abcnews.al/