Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk po gjen formën as në Premier League, “sirena” arabe për Ansu Fati

schedule10:56 - 2 Nëntor, 2023

schedule 10:56 - 2 Nëntor, 2023

Mund të thuhet me plotë gojë se dëmtimi, që e mbajti për më shumë se 305 ditë larg fushave të blerta e shkatërroi totalisht karrierën e talentit spanjoll, Ansu Fati, i cili nga shumë prej “katalanasve” shihej si “pasardhësi” i Lionel Messi, në “Camp Nou”.

Mirëpo, tani Fati ndodhet në Premier League, aty ku është transferuar te “pulëbardhat” e Brighton, në mënyrë që të rifitonte formën e dikurshme, megjithatë duket se asgjë nuk po shkon siç duhet.

Deri më tani “fantazisti” 21-vjeçar i sulmit ka zbritur në fushë plot 13 herë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë vetëm 3 gola, shifra këto që nuk kënaqin as pak drejtuesit e anglezëve, mirëpo kënaqin arabët.



Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, Fati me shumë mundësi do të shkojë drejt Saudi Pro League, aty ku shumë klube e kanë nënvëzhgim “yllin” spanjoll dhe pritet që të bëjnë lëvizjet e para në muajt në vijim. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!