“500 mijë € ose do t’i fus plumbin babait”, “ABC” publikon pamjet e pengmarrjes në Shkodër

schedule16:50 - 14 Korrik, 2021

schedule 16:50 - 14 Korrik, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e rrëmbimit të një personi në Shkodër. Bëhet fjalë Mitat Babaj, 60 vjec. Ngjarja ka ndodhur më datën 25 maj të këtij viti, në Mjedë. Sish shihet dhe nga pamjet dy persona kanë rrëmbyer duke tërhequr me forcë babain.

“ Në mëngjesin e datës 25 maj tre persona të cilët hyjnë në një lokal. Mithat Babaj, pronar i një lokali në Mjedë të Shkodrës në orën 5 e gjysmë të mëngjesit ka shkuar ka hapur lokalin, kanë shkuar tre klientë të cilët kanë porositur kafe. Më pas ata i kanë vendosur një këllëf në kokë dhe e kanë nxjerrë nga lokali dhe e kanë future në një makinë audi Q7. Janë larguar në drejtim të Pukës dhe ky person është mbajtur peng për katër orë”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, pengmarrësit kanë telefonuar djalin e 60 vjeçarit të marrë peng, dhe i kanë kërkuar 500 mijë euro të cilat duhet ti dorëzonte në lagjen Rus të Shkodrës.

“ Familjarët kanë njoftuar policinë, kanë njoftuar njerëzit e njohur sepse pengmarrësit përdornin telefonin e pengut. Pasi kanë pritur disa orë e kanë telefonuar përsëri duke I thënë që nëse nuk dorëzon lekët do i fusin një plumb në ballë”, u shpreh gazetari.

Hoxha sqaron se fatmirësisht kjo ngjarje ka përfunduar pa pasoja.

“Për fat të mirë disa të persona me influencë kanë telefonuar pengun dhe pengmarrësit kanë parë emrat e tyre, janë trembur dhe e kanë liruar pengun”, tha më tej Hoxha.

Policia nuk ka reguar për këtë ngjarje ndërsa familja sipas gazetarit, është e terrorizuar nga një rrezik tjetër i mundshëm.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!