Nuk po bllokon “materiale të ndaluara” Rusia gjobit Google

schedule23:01 - 18 Korrik, 2022

schedule 23:01 - 18 Korrik, 2022

Një gjykatë ruse e ka shpallur Google fajtore për një kundërvajtje administrative. Sipas gjykatës, motori i kërkimit ka dështuar të kufizojë aksesit ndaj materialeve që “përmbajnë informacione të ndaluara në Rusi.”

Moska më pas vendosi një gjobë prej 10% ndaj kompanisë së të ardhurave vjetore të Google në vend.

Shuma është rreth 21.7 miliardë rubla, e llogaritur në rreth 360 milion dollarë. /abcnews.al/