Mesfushori i Everton, James Rodriguez, mund të largohet në fund të sezonit. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “Defensa Central” dhe kolumbiani dëshiron një kalim në radhët e Atletico Madridit.
Kujtojmë që ish-ylli i Real Madrid nënshkroi me anglezët për dy vite dhe Carlo Ancelotti luajti një rol kyç në transferimin e tij tek Everton. Por, mesa duket kjo nuk mjafton për Rodriguez për të qëndruar edhe vitin tjetër, pasi nuk është aspak i lumtur me jetën në Angli.
Mësohet se James nuk është përshtatur ende me motin, stilin e jetësës dhe futbollin fizik në ishullin britanik dhe si rrjedhojë kërkon rikthimin në kryeqytetin spanjoll, ku është mësuar me jetën atje. Deri më tani, James numëron 20 ndeshje këtë sezon në të gjithë kompeticionet me Everton, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al